Shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë në Worcester të SHBA-së, marrin urime nga Kathleen Roy

Shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë në Worcester të SHBA-së, marrin urime nga Kathleen Roy

Shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë në Worcester të SHBA-së, marrin urime nga Kathleen Roy

Komuniteti shqiptar në qytetin Worcester të Massachusettsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka festuar Pavarësinë e Shqipërisë me një ceremoni të organizuar në Bashkinë e qytetit.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast, Kathleen Roy, përmes një postimi në Facebook, ka uruar komunitetin shqiptar, duke vlerësuar organizimin e ceremonisë dhe paraqitjen e nxënësve me valle tradicionale shqiptare, transmeton Telegrafi.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu Anthony Zdrulin për moderimin e aktivitetit festiv.

“Urime komunitetit tonë shqiptar me rastin e festimit të Pavarësisë së Shqipërisë sonte në Bashkinë e qytetit! Anthony Zdruli bëri një punë të shkëlqyer si moderator i ceremonisë. Ishte kënaqësi të shihja shumë prej nxënësve tanë shumë të talentuar të shkollave publike të Worcesterit duke performuar valle tradicionale shqiptare”, ka shkruar Roy.

Në fund të postimit, ajo ka zgjedhur ta urojë komunitetin edhe në gjuhën shqipe, duke shkruar “Urim!”.

Ceremonia festive në Worcester ka sjellë në vëmendje ruajtjen e traditave dhe kulturës shqiptare nga brezat e rinj në diasporë./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

Ligji për Specialen, BE mesazh Kosovës: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

“A ju ka ndryshuar jeta për të mirë?”, Gjini fton qytetarët ta krahasojnë raportin e Qeverisë me përvojat e tyre

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal

Barcelona fiton me goleadë, Slavia mposhtet në shtëpi nga Villarreal