Ekskluzive | Katër vjet në kërkim për aferën 180 mijë euro në Telekom, dorëzohet pronari i “Smart Marketing” – ky është 32-vjeçari që u ndalua

Pas më shumë se katër vjetësh në kërkim nga Policia, pronari i kompanisë “Smart Marketing”, i dyshuar në rastin e keqpërdorimeve me një kontratë prej 180 mijë eurosh në Telekomin e Kosovës, është paraqitur në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Ai është intervistuar në prani të avokatit dhe më pas është ndaluar për 48 orë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Rinor Konjushën rreth 32-vjeçar, i cili të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 09:50, është paraqitur në objektin e Policisë, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Konjusha kërkohej në lidhje me hetimet për një marrëveshje të lidhur më 8 nëntor 2018 ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe kompanisë “Smart Marketing”, për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese, në vlerë prej 180 mijë eurosh.

Rasti ishte bërë publik në mars të vitit 2022, kur Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kishte arrestuar disa zyrtarë të Telekomit të Kosovës.

Ata dyshoheshin se, në bashkëkryerje, kishin keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të marrëveshjes me kompaninë private.

Në atë kohë, Konjusha, si pronar i “Smart Marketing”, nuk ishte paraqitur në Polici dhe kishte mbetur në kërkim.

Pas paraqitjes së tij të mërkurën, hetuesit e kanë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është urdhëruar ndalimi i tij për 48 orë.

Rasti lidhet me dyshimet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim gjatë viteve 2018–2019.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë