E-mail mashtrues në emër të Fehmi Hotit, Policia: Injorojeni, mos ndërmerrni veprime dhe mos u përgjigjni

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një e-mail mashtrues që po qarkullon në adresa të ndryshme elektronike, përmes të cilit dërguesit pretendojnë se shkresa është lëshuar nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kolonel Fehmi Hoti, dhe Agjencia e Kosovës për Siguri Kibernetike.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mesazhi përmban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të paligjshme” dhe kërkon nga pranuesit që brenda 24 orëve të paraqiten në selinë e policisë, në Departamentin e Krimit Kibernetik, ose të dërgojnë një e-mail, në të kundërtën kërcënohen me arrestim të menjëhershëm.

Policia ka bërë të qartë se kjo shkresë nuk është lëshuar nga asnjëri prej institucioneve të përmendura dhe nuk përbën dokument zyrtar, por është një mesazh me përmbajtje mashtruese.

Për këtë arsye, qytetarëve dhe institucioneve që pranojnë e-mail të tillë u është bërë thirrje që ta injorojnë, të mos ndërmarrin veprime sipas kërkesave të tij dhe të mos kthejnë përgjigje.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar se do ta trajtojë këtë dukuri dhe, bazuar në elementet që përmban mesazhi, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pronari i televizionit serb “Informer” përfundon në pranga, dyshohet për disa vepra penale

Pronari i televizionit serb “Informer” përfundon në pranga, dyshohet për disa vepra penale

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel