Bordi drejtues i kompanisë Nvidia është mbledhur të mërkurën për të shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të Jensen Huangut nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë, e cila është prodhuesja më e vlefshme e çipave në botë, raportojnë disa media.

Mbledhja vjen pas një jave të trazuar për kompaninë, gjatë së cilës Huang, bashkëthemelues dhe drejtues i saj, ka pranuar se kishte pasur një lidhje romantike me një grua, e cila dyshohet se është spiune kineze.
Ky zhvillim shënon një ndryshim të madh nga qëndrimi i së dielës, kur bordi i Nvidias shprehu besimin te Huangu dhe ekipi i tij drejtues.
Ndërkohë, aksionet e kompanisë kanë rënë me më shumë se 8 për qind në tregtimin pas mbylljes së bursës, pasi Wall Street Journal raportoi se Nvidia po përgatitej ta shkarkonte Huangun.
Nëse kjo rënie vazhdon, kompania mund të humbasë rreth 600 miliardë dollarë nga vlera e saj në treg, që nga momenti kur bordi njoftoi nisjen e hetimeve për marrëdhënien e Huangut me biznesmenen Alice Huang, e cila akuzohet se është spiune kineze.
“Tregu po fillon ta llogarisë largimin e themeluesit si skenarin më të mundshëm për Nvidian, dhe jo më si një rrezik të largët”, ka deklaruar Armina Rosenberg, menaxhere e portofolit dhe bashkëthemeluese e Minotaur Capital, kompani që zotëron aksione të Nvidias.
Sipas statutit të kompanisë, Huang mund të shkarkohet nga posti “me ose pa arsye”, nëse për këtë voton shumica e anëtarëve të bordit. Bordi i Nvidias përbëhet nga 11 anëtarë, ndërsa të gjithë, përveç vetë Huangut, konsiderohen të pavarur.
Në fillim të kësaj jave, Nvidia angazhoi studion e njohur ligjore amerikane Wachtell, Lipton, Rosen & Katz për të zhvilluar një hetim “të plotë dhe të pavarur” lidhur me marrëdhënien e Huangut.
Studioja ligjore i ka kërkuar atij që të vazhdojë ta drejtojë kompaninë deri në përfundimin e hetimit.
Ndërkohë, të mërkurën vonë, The New York Times raportoi se Huang kishte pasur edhe një lidhje tjetër jashtëmartesore, këtë herë me një punonjëse të Nvidias, Kimberly Poëell.
Ajo ishte presidente e sektorit të kujdesit shëndetësor në kompani dhe, sipas raportimeve, ishte filmuar në muajin mars, gjatë një konference të Nvidias, duke shfaqur afërsi me Huangun në një hotel.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





