Dyshohet për dhunim të një vajze në Pejë, prokuroria nis hetimet (VIDEO)

Dyshohet për dhunim të një vajze në Pejë, prokuroria nis hetimet (VIDEO)

Dyshohet për dhunim të një vajze në Pejë, prokuroria nis hetimet (VIDEO)

Një vajzë është dërguar dje për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, në rrethana që dyshohet se lidhen me një rast të dhunimit.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur korrespondenti i Klan Kosovës nga Peja, Valdrin Daci, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Ora 7”.

Sipas informacioneve jozyrtare, vajza dyshohet se ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e një dhunimi të mundshëm.

Ndërkohë, lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se prokurori i rastit ka iniciuar hetimet dhe ka kërkuar kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

Ai ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar veprimet hetimore dhe se të dyshuarit lidhur me rastin janë vënë në kërkim.

Rasti është nën hetim, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes./Klankosova.tv

Lexo edhe

Tragjedi në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Tragjedi në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kurti paralajmëron ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit, fajëson muzikantët

Kos shpreh keqardhje për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit, fajëson muzikantët