Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë rreth 2,400 euro në kabinën e një kamioni në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar, në hyrje të Kosovës.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit me gjendjen faktike të ngarkesës, zyrtari doganor ka ngritur dyshime dhe ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit.
Aty janë gjetur 16 dizne për vetura dhe 250 mbajtëse plastike, të cilat nuk ishin deklaruar shkruan KosovaPress.
Vlera e përgjithshme e mallrave është rreth 2,400 euro, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore.
Dogana ka njoftuar se mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave dhe legjislacionit në fuqi.
Institucioni ka ritheksuar përkushtimin për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe interesave ekonomike të vendit. /Telegrafi/




