“Dil nga shtëpia, fëmijët lëri këtu” – gruaja në Pejë denoncon bashkëshortin për dhunë e vjehrrin se e kërcënoi me armë, Policia gjen 252 fishekë

“Dil nga shtëpia, fëmijët lëri këtu” – gruaja në Pejë denoncon bashkëshortin për dhunë e vjehrrin se e kërcënoi me armë, Policia gjen 252 fishekë

“Dil nga shtëpia, fëmijët lëri këtu” – gruaja në Pejë denoncon bashkëshortin për dhunë e vjehrrin se e kërcënoi me armë, Policia gjen 252 fishekë

Një grua në Pejë, nënë e dy fëmijëve të vegjël, ka denoncuar një histori të rëndë të dhunës familjare, e cila, sipas saj, kishte nisur që në fillim të martesës. Ajo pretendon se ishte rrahur vazhdimisht nga bashkëshorti, ishte kërcënuar me armë nga vjehrri, ndërsa së fundmi ishte përballur me kërkesën që të largohej nga shtëpia, por t’i linte fëmijët aty.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Llugagji të Pejës, ku Policia ka ndërhyrë pas një denoncimi për dhunë në familje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima N.A. 30 vjeçare ka deklaruar se me bashkëshortin A.F. 34 vjeçar ka dy fëmijë, një vajzë trevjeçare dhe një djalë ende pa mbushur dy vjet.

Ajo ka rrëfyer para hetuesve se prej fillimit të martesës kishte përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti, deri më 20 janar të këtij viti, kur kishte vendosur ta denonconte në Polici.

Mirëpo, sipas saj, dhuna nuk kishte qenë e vetmja gjë që e kishte përjetuar në atë familje.

Gruaja ka deklaruar se gjatë incidentit të janarit, përveç dhunës fizike nga bashkëshorti, ishte kanosur me armë edhe nga vjehrri, V.F. (65), por atëkohë nuk e kishte raportuar kërcënimin.

Pas denoncimit të parë, sipas deklarimit të saj, dhuna fizike kishte pushuar, ndërsa kërcënimet dhe presioni psikologjik kishin vazhduar.

“Shko në shtëpinë tënde, pa fëmijë”.

Incidenti i fundit, që e riktheu Policinë në këtë familje, dyshohet se ka ndodhur të shtunën, më 31 tetor.

Gruaja ka deklaruar se, derisa ndodheshin në shtëpi, bashkëshorti i ishte drejtuar duke i kërkuar të largohej dhe t’i linte fëmijët.

“Liroje shtëpinë dhe shko në shtëpinë tënde pa fëmijë”, janë fjalët që ajo pretendon se ia ka thënë bashkëshorti.

Pas raportimit, në vendngjarje kanë shkuar dy patrulla policore, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar palët në Stacionin Policor në Pejë për intervistim.

Bastiset shtëpia, gjendet pistoletë me 252 fishekë

Denoncimi për kërcënimin e mëhershëm me armë ka bërë që hetuesit, së bashku me njësitë policore dhe forenzikën, të kryejnë kontroll në shtëpinë e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit HS-9/4.0 G2, e kalibrit 9 mm, dy karikatorë dhe plot 252 fishekë.

Në vendngjarje është gjetur edhe leja e armës, në emër të vjehrrit. Pavarësisht kësaj, ndaj tij është iniciuar hetim për kanosje me armë dhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas intervistimeve dhe konsultimit me Prokurorinë, është vendosur që ndaj bashkëshortit të iniciohet procedurë penale për “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj vjehrrit për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

A.F. është ndaluar për 48 orë, ndërsa V.F. është liruar në procedurë të rregullt.

Gruaja, pas përfundimit të procedurave policore, ka zgjedhur të shkojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa pretendimet e paraqitura në denoncim do të trajtohen gjatë procedurës penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Asnjëra nga pesë shtëpitë nuk u shpëtoi – hajnat futen te vëllezërit Kololli në Suharekë, marrin edhe pistoletën që miku ua kishte lënë për ruajtje

Asnjëra nga pesë shtëpitë nuk u shpëtoi – hajnat futen te vëllezërit Kololli në Suharekë, marrin edhe pistoletën që miku ua kishte lënë për ruajtje

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre

Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre