“Për ju është rutinë, për mua është jetë” – publikohet letra e Arlinda Zekajt drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati

Një tjetër dokument që lidhet me rastin e Arlinda Zekajt është bërë publik në rrjetet sociale. Kësaj radhe bëhet fjalë për një letër të shkruar me dorë, e cila i drejtohet gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Migjen Kastrati.

Sponsor 3M Express

Në letrën e publikuar nga Natyra Kuçi asamblesite në Deçan nga Partia Socialdemokrate , e cila mban datën 7 shtator 2026, Arlinda Zekaj shpreh shqetësimet e saj lidhur me sigurinë personale dhe të fëmijëve, duke kërkuar trajtim të çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe kujdestarinë e fëmijës.

Ajo i drejtohet gjyqtarit me një mesazh të drejtpërdrejtë, ku thekson rëndësinë që kanë për të vendimet që merren nga institucionet e drejtësisë.

“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, kishte shkruar e ndjera.

Kjo fjali merr një domethënie të veçantë në dritën e tragjedisë që pasoi, pasi në të Arlinda shpreh se për të çështja nuk ishte thjesht një procedurë gjyqësore, por diçka që lidhej drejtpërdrejt me jetën dhe sigurinë e saj.

Migjen Kastrati është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë dhe emri i tij është përmendur edhe në raportimet për masën mbrojtëse të caktuar ndaj Arlindës.

Publikimi i kësaj letre rikthen vëmendjen te kërkesat që ajo kishte paraqitur dhe te mënyra se si institucionet e drejtësisë i kishin trajtuar shqetësimet e saj.

E Kuçi ka shkruar se kjo ishte vetëm njëra prej lutjeve të Arlindës për gjyqtarin Kastrati, duke kërkuar dorëheqjen e tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi