Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre

Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre

Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre

Për vite me radhë, vezët janë konsideruar si ushqim që duhet kufizuar për shkak të përmbajtjes së kolesterolit.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, rekomandimi për të konsumuar vetëm tri vezë në javë nuk vlen më për shumicën e njerëzve të shëndetshëm.

Sipas nutricionistëve, deri në shtatë vezë në javë, pra një në ditë, mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar.

Vezët janë burim i rëndësishëm proteinash me cilësi të lartë dhe përmbajnë vitamina e minerale të nevojshme për organizmin.

Ato ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes, mbështesin masën muskulore dhe kontribuojnë në funksionimin e trurit dhe shikimit.

Nutricionistët theksojnë se mënyra e përgatitjes ka rëndësi. Vezët e ziera ose të përgatitura pa shumë yndyrë janë alternativa më të përshtatshme, ndërsa kombinimi i shpeshtë me proshutë dhe ushqime të yndyrshme nuk rekomandohet.

Gjithashtu, këshillohet të konsumohet veza e plotë dhe jo vetëm e bardha. E verdha përmban lëndë ushqyese të rëndësishme, si kolinë, hekur, zink dhe vitamina A, D, E e K.

Megjithatë, personat me probleme shëndetësore ose nevoja të veçanta ushqimore duhet të ndjekin këshillat e mjekut apo nutricionistit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit – sa e sigurt është Kosova?

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit – sa e sigurt është Kosova?

Nga një gol në tetë muaj te gjashtë në dhjetë ndeshje, Albian Ajeti po përjeton rilindje në Zvicër

Nga një gol në tetë muaj te gjashtë në dhjetë ndeshje, Albian Ajeti po përjeton rilindje në Zvicër

Sa vezë mund të hani në javë? Nutricionistët japin rekomandimin e tyre | Momenti