Dëgjoi motrën 7-vjeçare duke qarë, kur hyri në shtëpi mësoi se çfarë kishte ndodhur – kunati dyshohet se e goditi me grusht, arrestohet në Podujevë

Të qarat e një vajze 7-vjeçare kanë alarmuar motrën e saj në Podujevë, e cila, sapo ka hyrë në shtëpi, është përballur me një rrëfim shqetësues. E mitura i ka treguar se ishte goditur me grusht në këmbë nga bashkëshorti i motrës së tyre, i cili ishte martuar në familje vetëm dy muaj më parë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 14:20, në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, ndërsa i dyshuari është M.M. 33 vjeçar, shtetas nga Shqipëria.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka është zbuluar kur motra e të miturës, M.A. 19 vjeçare, ndodhej në oborr dhe ka dëgjuar vajzën duke qarë brenda shtëpisë.

Ajo ka hyrë menjëherë për të kuptuar çfarë kishte ndodhur, ndërsa 7-vjeçarja i ka treguar se kunati e kishte goditur me grusht në gjurin e këmbës së djathtë, duke i shkaktuar dhimbje.

Ankuesja ka deklaruar se bashkëshorti i motrës së tyre ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe, që nga ajo kohë, çifti jetonte në shtëpinë e familjes.

Pas denoncimit të rastit, në trajtimin e tij është përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa e mitura është intervistuar nga punonjësi social.

Në Polici është marrë në pyetje edhe i dyshuari, në praninë e avokatit mbrojtës.

Ai ka mohuar se e ka sulmuar fizikisht vajzën.

Megjithatë, pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tij është urdhëruar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe verifikimin e pretendimeve të paraqitura në denoncim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi