Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon gol të bukur ndaj Eyupsporit

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon gol të bukur ndaj Eyupsporit

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon gol të bukur ndaj Eyupsporit

Ermal Krasniqi ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen ndaj Eyupsporit, duke vazhduar paraqitjet e mira me fanellën e Amedsporit në futbollin turk.

Sponsor 3M Express

Mbrojtësi i djathtë shqiptar mori një top në krahun e djathtë, kaloi me shumë stil një kundërshtar dhe, kur të gjithë prisnin një harkim në zonë, vendosi të godiste fuqishëm me këmbën e majtë, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Me këtë realizim, Krasniqi numëron një gol dhe dy asistime në këtë sezon, duke qenë një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës nga Diyarbakiri.

Krasniqi dhe Lumbardh Dellova janë përshtatur mjaft mirë te Amedspori, ku po luajnë nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi.

Dy futbollistët shqiptarë janë bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, e cila po synon të luftojë për pozitat më të larta në kampionat.

Në rast se arrin ta fitojë ndeshjen ndaj Eyupsporit, Amedspori do të ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 23 pikë, vetëm dy më pak se lideri Galatasaray. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi

Policia mbetet pa tenderin e gomave dimërore në vlerë 400 mijë euro, Musliu kërkon përgjegjësi

Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon gol të bukur ndaj Eyupsporit | Momenti