Cikloni zhvendoset drejt Mesdheut, meteorologia paralajmëron reshje intensive dhe përmbytje në Shqipëri

Stuhia e fuqishme ciklonare që goditi Spanjën dhe shkaktoi reshje intensive e përmbytje në Gadishullin Iberik po zhvendoset drejt Mesdheut dhe Europës, duke ndikuar edhe në kushtet atmosferike në Shqipëri.

Sponsor 3M Express

Në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, meteorologia Tanja Porja shpjegoi se Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj qendre ciklonare, çka sjell depërtimin e masave ajrore të ngrohta dhe reshje të herëpashershme.

Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht të larta për muajin nëntor, duke arritur deri në 27-28 gradë Celsius gjatë dy ditëve në vijim, vlera më tipike për fundin e pranverës sesa për këtë periudhë të vjeshtës.

Porja paralajmëroi gjithashtu për reshje intensive në intervale të shkurtra, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të përkohshme, veçanërisht në zonat urbane.

Si do të jetë moti në ditët në vijim?

Sipas parashikimit të meteorologes, reshjet do të nisin fillimisht në veri të vendit dhe, pas orës 22:00, do të shtrihen drejt zonave qendrore.

Gjatë natës priten rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në veri, veriperëndim dhe në skajin jugor të vendit. Kjo situatë do të vijojë deri të nesërmen në mesditë.

Reshjet pritet të intensifikohen sërish të premten në mbrëmje dhe gjatë natës, ndërsa dita e shtunë parashikohet të jetë më e ngarkuar me reshje.

Ndryshimi i motit pritet të ndihet të dielën, kur reshjet do të ndërpriten dhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me rreth 7 gradë Celsius brenda 24 orëve.

Megjithatë, kjo freskim do të jetë i përkohshëm, pasi më pas pritet rikthimi i temperaturave të larta dhe episodeve me reshje intensive.

Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në Itali, ku janë dhënë paralajmërime edhe për rrezik përmbytjesh.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

E mitura bie aksidentalisht nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë