Eric-Maxim Choupo-Moting mund të rikthehet te Bayern Munich. Sulmuesi kamerunas është i hapur për një aventurë të dytë në “Allianz Arena” dhe është i gatshëm t’i bashkohet gjigantit gjerman që nga janari i vitit 2027.

Sipas raportimeve ekskluzive, 37-vjeçari ndodhet në formë të mirë fizike dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.
Ai do të pranonte të nënshkruante një kontratë deri në fund të sezonit, duke qenë i vetëdijshëm se pas rikthimit të Harry Kane do të kishte një rol dytësor në skuadër.
Mundësinë e rikthimit e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Roger Wittmann, në një prononcim për gazetën gjermane BILD.
“Sigurisht që ai mund të rikthehet, pasi e njeh Bayernin, apo jo? Por ky është një vendim që i takon klubit”, deklaroi Wittmann.
Tashmë vendimi i takon drejtuesve të Bayern Munichut, të cilët duhet të vlerësojnë nëse rikthimi i sulmuesit do të ishte një përforcim i dobishëm për pjesën e mbetur të sezonit./Klankosova.tv.





