Shqipëri, protesta vijon edhe në ditën e Çlirimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Shqipëri, protesta vijon edhe në ditën e Çlirimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Shqipëri, protesta vijon edhe në ditën e Çlirimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe protestues janë mbledhur sërish sot edhe në Ditën e Çlirimit, në Tiranë duke vijuar mobilizimin e tyre një ditë pas zhvillimit të protestës së 28 Nëntorit, e cila përkoi me 114-vjetorin e Pavarësisë.

Me flamuj kuqezi në duar, pjesëmarrësit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, nën shoqërimin e thirrjeve “Poshtë diktatura!”.

Sponsor 3M Express

Protesta e zhvilluar ditën e djeshme, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, u shoqërua me përplasje dhe akte dhune, duke krijuar rreth gjashtë orë kaos në disa akse dhe rrugë të kryeqytetit.

Ndërkaq, Policia ka arrestuar 12 persona dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të shënuara gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, ku mbetën të lënduar 17 punonjës policie. Sipas informacioneve zyrtare, pjesëmarrësit kundërshtuan dhe goditën forcat e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe bllokuan qarkullimin e mjeteve dhe dëmtuan pronën publike.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin ligjor të ngjarjes, janë arrestuar shtetasit E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç. Paralelisht, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht edhe 19 shtetas të tjerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për një sërë veprash penale, mes të cilave organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, shkatërrimi i pronës me zjarr, si dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ambasadori Abbott rikonfirmon partneritetin e Britanisë me FSK-në

Ambasadori Abbott rikonfirmon partneritetin e Britanisë me FSK-në

Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit

Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit

DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë është në Kodrën e Diellit

DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë është në Kodrën e Diellit