Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit

Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit

Eli Fara u rikthye në skenë me koncert në Gjakovë, shkëlqu me performancën në Ditën e Flamurit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, është rikthyer të shtunën në skenë me një koncert në Gjakovë, ku ka qenë e ftuar speciale në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.

Sponsor 3M Express

Artistja nga Korça ka performuar para publikut gjakovar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke sjellë muzikën dhe traditën e qytetit të saj të lindjes në një mbrëmje festive.

Koncerti është shoqëruar me atmosferë festive, ndërsa nga organizatorët janë publikuar edhe disa fotografi nga paraqitja e këngëtares në skenë.

Përmes një postimi në Instagram, faqja zyrtare e festivalit ka ndarë emocionet nga kjo mbrëmje, duke vlerësuar ndërthurjen e traditave muzikore shqiptare.

“Gjakova hala po jehon prej një nate të paharrueshme me muzikën e bukur të Korçës, që na e solli Eli Fara dhe Ansambli ‘Skënderbeu’.

Ishte kënaqësi me e festu Ditën e Flamurit bashkë e me i ndërthur bukuritë e traditës shqiptare, prej Korçës deri në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Kjo paraqitje shënon rikthimin e parë të Eli Farës në skenë që nga publikimi, muajin e kaluar, i disa videove intime që përfshinin emra të njohur të muzikës shqiptare dhe kompozitorin Adi Hila. Në mesin e personazheve të përfolura në lidhje me këtë ngjarje ishte edhe këngëtarja korçare.

Megjithatë, në këtë rikthim në Gjakovë, Eli Fara është shfaqur në kuadër të një aktiviteti kushtuar festës kombëtare, duke ndarë me publikun muzikën e saj dhe një mbrëmje të veçantë festive. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Pakti i Mekës po merr formë, si po ndërtohet një bosht i ri ushtarak përballë kërcënimeve në Lindjen e Mesme?

Pakti i Mekës po merr formë, si po ndërtohet një bosht i ri ushtarak përballë kërcënimeve në Lindjen e Mesme?

Skifteri “shumë i shëndoshë për të fluturuar” rikthehet në qiell pas dietës

Skifteri “shumë i shëndoshë për të fluturuar” rikthehet në qiell pas dietës