DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë është në Kodrën e Diellit

DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë është në Kodrën e Diellit

DPHM: Në Mavrovë bora arrin në 28 centimetra ndërsa më ftohtë është në Kodrën e Diellit

Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit, ku janë regjistruar minus gjashtë gradë, ndërsa minus pesë gradë në Hanet e Mavrovës. Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Lazaropole temperatura është minus tre gradë, ndërsa minus dy gradë janë matur në Berovë.

Sponsor 3M Express

Minus një gradë është matur në Tetovë dhe Kumanovë, kurse zero gradë në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Manastir, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar dhe Demir Kapi.

Një gradë është matur në Shtip, dy në Strumicë, ndërsa më e ngrohta këtë mëngjes ishte në Gjevgjeli, me tre gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sasia më e lartë e reshjeve në 24 orët e fundit, deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, është regjistruar në Pozharan, ku kanë rënë 42 litra për metër katror. Në Demir Kapi janë matur 35 litra, ndërsa në Strumicë dhe Hanet e Mavrovës, 34 litra për metër katror.

Në Kodrën e Dielit kanë reshur 33 litra për metër katror, në Pretor 31, në Manastir 30, në Berovë 27, në Krushevë 25 dhe në Gjevgjeli 24 litra. Në Ohër janë matur 22 litra, në Veles 16, në Kriva Pallankë 15, në Vinicë 14, në Tetovë 13, në Shkup-Petrovec dhe Prilep nga 11 secila, kurse në Shkup-Zajçev Rid, Shtip dhe Topollçan nga 10 litra për metër katror. Në Lazaropole janë matur nëntë litra, ndërsa në Kavadar dy litra për metër katror.

Shtresa më e lartë e borës në orën 7 të mëngjesit është matur në Hanet e Mavrovës, 28 centimetra, dhe në Krushevë, 27 centimetra.

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 18 centimetra, në Lazaropole 15, në Tetovë 10, në Kumanovë nëntë dhe në Topollçan tetë centimetra.

Në Berovë dhe Manastir ka pesë centimetra borë, në Kriva Pallankë katër dhe në Shkup-Petrovec është matur një centimetër shtresë bore.

Lexo edhe

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Pakti i Mekës po merr formë, si po ndërtohet një bosht i ri ushtarak përballë kërcënimeve në Lindjen e Mesme?

Pakti i Mekës po merr formë, si po ndërtohet një bosht i ri ushtarak përballë kërcënimeve në Lindjen e Mesme?

Skifteri “shumë i shëndoshë për të fluturuar” rikthehet në qiell pas dietës

Skifteri “shumë i shëndoshë për të fluturuar” rikthehet në qiell pas dietës