BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, në një konferencë për shtyp tha se një biznesmen serb i industrisë së kazinove dhe basteve e ka marrë në kontroll edhe Phoenis Pharma në Maqedoni.

Sponsor 3M Express

Ajo tha se më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.

“Por për çfarë kompanie bëhet fjalë? Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në euro. Vetëm për insulinat rreth 10 milion euro. Pra, institucioni që duhet të mbrojë konkurrencën ka miratuar kalimin e një furnizuesi me rol dominues në tenderët e insulinës nën kontrollin e një biznesmeni serb të lojërave të fatit”.

“Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit. Prandaj, sot pyesim publikisht: Kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë? Pse Komisioni e miratoi këtë përqendrim dhe a ka pasur ndikim politik në këtë vendim? Anëtari i VLEN-it në Komision Valon Elezi a ka pas njohuri?”.

“Kërkojmë publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është miratuar transaksioni dhe të të gjitha kontratave të insulinës për vitet 2025–2027. Pas bankave dhe telekomunikacionit, tani shtrohet pyetja edhe për kontrollin mbi insulinën. Bankat kanë të bëjnë me paratë tona. Telekomunikacioni me komunikimet tona. Por insulina ka të bëjë me jetën e njerëzve. Nëse ndodh që kjo kompani ka probleme në Serbi, a do të rrezikohet vendi sa i përket furnizimit me ilace dhe insulinë?”, tha nënkryetarja e BDI-së.

Lexo edhe

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh