Rice afër rinovimit me Arsenalin, Romano zbulon detajet

Rice afër rinovimit me Arsenalin, Romano zbulon detajet

Rice afër rinovimit me Arsenalin, Romano zbulon detajet

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes mesfushorit anglez dhe klubit londinez janë avancuar ndjeshëm, ndërsa tashmë po diskutohen detajet e fundit të marrëveshjes.

Megjithatë, as Arsenali dhe as futbollisti nuk janë duke nxituar për ta bërë zyrtar rinovimin, pasi kontrata aktuale e Rice skadon në vitin 2028 dhe nuk ka presion për të përshpejtuar procesin.

Sponsor 3M Express

“Negociatat janë tashmë të avancuara. Arsenali dhe Declan Rice po punojnë në detajet e fundit të kontratës, por nuk janë me nxitim për ta zyrtarizuar marrëveshjen”, ka raportuar Romano.

Më herët, edhe vetë reprezentuesi anglez kishte dhënë sinjale pozitive për vazhdimin e bashkëpunimit me “Topçinjtë”.

“Shpresoj që një kontratë e re të jetë në horizont së shpejti. Jam jashtëzakonisht me fat që jam pjesë e një klubi si Arsenali, ku trajneri Mikel Arteta dhe bashkëlojtarët e mi më japin shumë mbështetje”, kishte deklaruar Rice.

Sipas raportimeve, me kontratën e re mesfushori mund të bëhet njëri prej futbollistëve më të paguar të Arsenalit, në të njëjtin nivel me Bukayo Sakan.

Rice është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës londineze. Deri më tani, ai ka realizuar 22 gola dhe ka kontribuar me 36 asistime në paraqitjet e tij me fanellën e Arsenalit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

“Ku je ministër, a ma prune?” – Dosja e Prokurorisë për rastin e kokainës, përgjimet që e lidhin Astrit Haraqinë me shpërndarësin e kokainës

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Rice afër rinovimit me Arsenalin, Romano zbulon detajet | Momenti