Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Hapet zyra e Avokatit të Popullit në Mitrovicë të Veriut

Në Mitrovicë të Veriut është hapur zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit, e cila synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve të katër komunave veriore në këtë institucion.

Sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, hapja e kësaj zyre erdhi si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucionit kishin shprehur vështirësi në qasjen në shërbimet e tij.

Sponsor 3M Express

Ai bëri të ditur se zyra është e gatshme dhe do të jetë funksionale për pranimin e ankesave dhe organizimin e ditëve të hapura për qytetarët.

Në aktivitetin e hapjes mori pjesë edhe drejtori i organizatës joqeveritare ACDC, Dushan Radakovic, i cili vlerësoi se një zyrë e tillë është e nevojshme, për shkak të numrit të madh të kërkesave që adresohen te Avokati i Popullit dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në veri.

Radakovic theksoi se zyra duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve që jetojnë në katër komunat veriore, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Institucionit të Avokatit të Popullit për shoqërinë civile.

Ndërkaq, zëvendësi i Avokatit të Popullit, Srdjan Sentic, e cilësoi hapjen e zyrës si një ditë të rëndësishme për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Ai theksoi se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e vlerave demokratike mbetet në thelb të mandatit të këtij institucioni.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit