Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës bien në tregjet botërore, rriten pritjet për furnizim më të madh

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare të hënën, më 16 nëntor, pasi investitorët kanë shtuar pritjet për një furnizim më të madh të tregut global.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra me 0.7%, duke arritur në 95.15 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI shënoi rënie prej 0.4%, në 88.19 dollarë për fuçi.

Sponsor 3M Express

Një nga faktorët kryesorë që ndikuan në këtë zhvillim është rikuperimi i eksporteve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, raporton Reuters.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka parashikuar se gjatë tremujorit të katërt të vitit furnizimi global do të tejkalojë kërkesën me rreth 1.7 milionë fuçi në ditë.

Megjithatë, incidentet e fundit me cisternat në rajonin e Gjirit Persik vazhdojnë të përbëjnë rrezik për transportin dhe furnizimin me naftë.

Lëvizjet e çmimeve të naftës ndiqen me vëmendje nga ekonomitë botërore, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në kostot e transportit, prodhimit dhe çmimet e produkteve për konsumatorët.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Konfirmohet nga Policia dhe Prokuroria raportimi ekskluziv i Sinjalit për vdekjen e 26-vjeçares në Prizren, dalin me njoftim rreth rastit: Një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Klauzola e fshehtë që mund t’ia shuajë ëndrrën Joao Felixit për rikthimin te Barcelona

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit

Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit