Basic Insticts

Basic Insticts

Basic Insticts

Shkruan: Blerim Shala

Sponsor 3M Express

Po të ishte gjallë, Sigmund Freud do të qeshte me të madhe, duke na përkujtuar (edhe një herë), që ai ka të drejtë me mendimin e tij për njeriun.

Në instancë të fundit pra, nuk bëhet fjalë as për inteligjencën natyrore, as për atë artificialen (AI), por për instinktet bazike.

Ato sundojnë gjithçka. Atyre u nënshtrohemi vazhdimisht. Kështu disi do të na thoshte sërish, Sigmund Freud.

Kallëzimet freuidiane u shfaqën në mënyrën më brutale të mundshme ditëve të fundit, përmes rastit të Jensen Huang-ut, Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia Corp, njërës prej kompanive liderë në Botën e Inteligjencës Artificiale. 

Vlera e kësaj kompanie para një viti ishte pesë mijë miliardë dollarë. 

Dihet që të gjitha shtetet e zhvilluara janë në garë kur bëhet fjalë për AI-në. Më së shumti SHBA-ja dhe Kina. Dy garuesit kryesorë, në realitet, për dominim në Botë, në të gjitha dimensionet e mundshme.

E pra, në këtë narracionin global të rrjedhave aktuale dhe atyre të parashikueshme për vite me radhë, mbërriti në skenë një lloj i tele-novelës me Jensen Huang-un në rolin kryesor dhe me aferat e tij të shumta të dashurisë, njëra prej të cilave madje të çon drejt e te Inteligjenca kineze. 

Një magjistar i AI-së pra, u dorëzua para atyre instiktive bazike të njeriut.

Nuk i ndihmoi gjë AI-ja në këtë aspekt. Nuk i dha përgjigjen e duhur. Nuk e udhëzoi mbarë dhe mirë.

Pasojat janë tashmë të njohura për të gjithë. Vlera e kompanisë së udhëhequr prej tij, të Nvidia Corp, pësoi rënie evidente, teksa ky vet u detyrua të dorëhiqet nga posti dhe nga kariera të cilës ia kushtoi gjithë jetën.

Në të vërtetë, krejt kjo çka pamë ditëve të fundit, në këtë përplasje shkatërrimtare në mes të instikteve bazike dhe mrekullibërësit të AI-së, është fenomen shumë më i gjërë se sa duket, ashtu, në shikim të parë. 

AI shihet si një mundësi e madhe, e jashtëzakonshme për njeriun, dhe njëkohësisht, edhe si një kërcënim edhe më i madh për njerëzimin. Madje, në ato supozimet ogurzeza, përmendet edhe mundësia e shkatërrimit të Botës përmes AI-së.

Lufta bërthamore nuk ka mundur të aktivizohet ashtu vet prej veti, pa vendimin dhe veprimin e njeriut. AI, ka të ngjarë që në të ardhmen mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kohë më parë, diçka e ngjashme gati që nuk ndodhi, kur AI i sygjeroi Pentagonit që duhet ta sulmojë një anije kineze, sepse ajo kinse po barte armatim të rrezikshëm i cili duhet t’i jepej Iranit.

Doli, më pas, pas mbikëqyrjes së ushtruar nga dora dhe mendje e njeriut, që ky kishte qenë një alarm i rremë, apo që anija kineze nuk transportonte armatim për Iranin.

Mund të merret me mend se çfarë do të ndodhte më pas nëse e mbrama (në këtë zingjirin e vendimmarrjes), do të ishte e AI-së.

Në anën tjetër, kur flitet për peshën e instiktive bazike në vendimmarrjen politike, bazuar në atë çfarë i pati thënë Presidenti amerikan Donald Trump autorit të famshëm amerikan Bob Woodward, (në atë mandatin e tij të parë), del që ky para se të gjithash, kur vendosë për çështjet kryesore të vendit, para se të gjithash bazohet në instinktet e tij. Gjërat e tjera nuk kanë farë peshe të veçantë.

Kështu doli që ishte edhe kur sivjet Administrata e tij ia mësyu Iranit, duke shpresuar që me këtë luftë, do ta bëjë ndryshimin e madh (të ëndërruar për gati gjysmë shekulli) në Iran dhe në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, kjo ishte edhe ‘modus operandi’ i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kur urdhëroi nisjen e luftës së këtij shteti kundër Ukrainës, në vitin 2022.

Pra, po del që Sigmund Freud ka qenë këndejpari vazhdimisht. Nuk ka shkuar gjëkundi. Përkundrazi. 

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike