Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

Donika Hasani-Haziri, bashkëshortja e Çlirim Hazirit, ka reaguar pas 21 ditësh protestash, duke shprehur krenarinë për qëndrimin e tij në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Ajo ka falënderuar bashkëshortin e saj për, siç ka shkruar, vendimin për të mos heshtur në një prej ditëve më të vështira për Kosovën dhe familjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit që në një nga ditët më të vështira për Kosovën, ty dhe familjen tonë, zgjodhe të mos heshtësh. Faleminderit që dole në mbrojtje të UÇK-së dhe që organizove e qëndrove në krye të protestave për 21 ditë rresht, pa u thyer e pa u dorëzuar”, ka shkruar Hasani-Haziri.

Ajo ka thënë se, si bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tyre, ndihet krenare për të.

“Një ditë, fëmijët tanë do të rriten dhe do ta kuptojnë pse babai i tyre zgjodhi të qëndrojë në këmbë kur shumë të tjerë heshtën”, ka shkruar ajo.

“Për 21 ditë qëndrese, për guximin dhe për besimin tënd faleminderit, Çlirim. Ne jemi krenarë me ty”.

Lexo edhe

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Udhëtarët i drejtohen trenave pas kaosit ajror në SHBA, mbingarkohen sistemet e dixhitale

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh | Momenti