Një 46-vjeçar nga Kamenica dyshohet se ka shpërfillur vazhdimisht urdhrin mbrojtës të Gjykatës, por shkeljet e tij janë evidentuar nga sistemi i monitorimit elektronik. Pas njoftimit të Policisë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

Rasti është regjistruar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 14:30, në fshatin Kopernicë të Kamenicës.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është Atnan Ajvazi rreth 46-vjeçar, ndaj të cilit ishte në fuqi një urdhër mbrojtës që nga 26 qershori i këtij viti.
Megjithatë, të dhënat e sistemit të monitorimit elektronik kanë evidentuar se ai dyshohet se e kishte shkelur masën në mënyrë të përsëritur.
Për këto shkelje, Qendra Operative Komunikuese ka njoftuar njësitë përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Pas shqyrtimit të informacioneve, Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar paraqitjen e kallëzimit penal ndaj 46-vjeçarit për veprën “Mospërfillja e Gjykatës”, si dhe ndalimin e tij për 48 orë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





