Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

Një 40-vjeçare nga Gjakova ka denoncuar djalin e saj të mitur për dhunë psikologjike, ndërsa ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është gjetur nga Policia. Rasti ka përfunduar në duart e hetuesve dhe Prokurorisë për të Mitur, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 15:30, në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e dëmtuara është A.K. (40), e cila ka deklaruar se është keqtrajtuar psikologjikisht nga djali i saj, B.G. (17).

Pas denoncimit, gruas i është ofruar mundësia e trajtimit mjekësor dhe strehimit, por ajo i ka refuzuar të dyja.

40-vjeçarja ka vendosur të kthehet në shtëpinë e saj, duke deklaruar se ndihej e sigurt.

Ndërkohë, i mituri ishte larguar nga banesa. Policia ka ndërmarrë kërkime në disa lokacione ku dyshohej se mund të ndodhej, por nuk ka arritur ta gjejë.

Për rastin është konsultuar Prokuroria për të Mitur, ndërsa kërkimet për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe hetimet për dhunë në familje po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH