Ekskluzive | E goditi me traktor dhe u largua nga vendngjarja – 52-vjeçari nga Vitia ndalohet për 48 orë, 22-vjeçari del nga spitali

Një 52-vjeçar nga Vitia, i arrestuar nën dyshimin se kishte goditur me traktor një të ri në fshatin Debelldeh, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë. Ndërkohë, 22-vjeçari që kishte pësuar lëndime në fytyrë është liruar nga spitali pas trajtimit mjekësor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti, i cili po hetohet si “Vrasje në tentativë”, ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 17:00, në rrugën që lidh fshatin Debelldeh me Kopilaqin.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Osman Fetahu (52), ndërsa i dëmtuari është M.I ., rreth 22-vjeçar.

Ky i fundit kishte telefonuar Policinë rreth orës 17:10, duke deklaruar se Fetahu e kishte goditur me traktor dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit, në zonë ishin angazhuar disa njësi policore, përfshirë patrullat nga Vitia e Kllokoti, hetuesit dhe një patrullë kufitare.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin gjetur 22-vjeçarin me lëndime të dukshme në fytyrë dhe me rroba të mbuluara me baltë.

Ai ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Viti dhe më pas në Emergjencën e Gjilanit.

Ndërkohë, Policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin dhe ta shoqëronte te hetuesit rajonalë në Gjilan.

Nga veprimet e fundit hetimore, të dyshuarit i është caktuar ndalimi për 48 orë, ndërsa hetuesit kanë intervistuar si atë, ashtu edhe të dëmtuarin.

Në vendngjarje kanë kryer ekzaminime edhe zyrtarët e krimteknikës, të cilët kanë dokumentuar provat dhe rrethanat e incidentit.

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe intervistimit, 22-vjeçari është liruar për në shtëpi.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Ekskluzive | E goditi me traktor dhe u largua nga vendngjarja – 52-vjeçari nga Vitia ndalohet për 48 orë, 22-vjeçari del nga spitali | Momenti