Dy kuaj hipin në një autobus urban në SHBA, pamjet bëhen virale

Dy kuaj hipin në një autobus urban në SHBA, pamjet bëhen virale

Dy kuaj hipin në një autobus urban në SHBA, pamjet bëhen virale

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dy kuaj janë futur në një autobus të transportit publik, duke habitur pasagjerët dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Videoja tregon dy burra teksa fusin kuajt në një autobus të ndalur, përpara se t’i nxjerrin nga dera e pasme.

Jordan Williams, bashkëthemelues i organizatës Urban City Cowboys, shpjegoi se po kthehej nga një aktivitet për mbledhjen e fondeve kur kishte vërejtur autobusin dhe i kishte kërkuar shoferit leje që të kalonte me kuaj përmes tij për të realizuar një video.

– YouTube www.youtube.com

Williams tregoi se kjo nuk ishte hera e parë që kishte futur kuaj në autobusët urbanë të Detroitit.

Autobusët më duken shumë më të vegjël se dikur, ose ndoshta unë jam bërë më i madh”, tha ai me humor.

Megjithatë, Departamenti i Transportit të Detroitit (DDOT) konfirmoi se ka nisur hetimet për incidentin.

“Ky veprim nuk është në përputhje me politikat tona dhe mund të krijojë kushte të pasigurta dhe të pakëndshme për pasagjerët”, thuhet në reagimin zyrtar të DDOT-it.

Nga ana tjetër, Williams shpreson që autoritetet ta trajtojnë incidentin me humor.

Lexo edhe

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Dy kuaj hipin në një autobus urban në SHBA, pamjet bëhen virale | Momenti