Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Prixin e Zagrebit

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Prixin e Zagrebit

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Prixin e Zagrebit

Ekipi përfaqësues i Kosovës në xhudo do të jetë pjesë e një tjetër gare ndërkombëtare, pasi gjashtë xhudistë do ta përfaqësojnë vendin në Grand Prix Zagreb 2026, që zhvillohet nga 13 deri më 15 nëntor në kryeqytetin kroat.

Sponsor 3M Express

Në këtë garë, Kosova do të përfaqësohet me një ekip të përbërë nga tri xhudiste dhe tre xhudistë, të cilët do të kërkojnë paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Në konkurrencën e femrave, ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapi në atë deri në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve do të garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë, si dhe Luke Davies në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Ekipi kosovar në Zagreb do të udhëhiqet nga trajnerët Fatos Tabaku dhe Kushtrim Gashi.

Grand Prixi i Zagrebit është një tjetër mundësi për xhudistët kosovarë që të dëshmojnë vlerat e tyre në një garë të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të xhudos. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Sapo doli nga ndalimi, 16-vjeçari sulmon sërish prindërit në Prishtinë – përfundon për herë të dytë në Polici brenda dy ditësh

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Tifozët shkuan për ta takuar, ylli i Real Madridit ua ktheu dashurinë duke iu dhuruar para

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Prixin e Zagrebit | Momenti