“As në Afrikë s’blehen”, qytetari i irrituar me gjendjen në Spitalin e Gjilanit, u detyrua të blinte edhe penj

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, mungojnë edhe penjtë kirurgjikë.

Sponsor 3M Express

Të paktën kështu bëjnë të ditur pacientët të cilët i intervistoi në këtë spital gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, gjatë të enjtes.

Sipas familjarit të pacientit, ai është detyruar të blejë blerë penj kirurgjikë, 4 sosh, për një operacion ortopedik.

“S’kishin pas, tha shko blej, nuk ishin shtrenjtë, 2 Euro e diçka. 3-4 copa i bleva”, tregon qytetari.

Por që i njëjti shprehet i irrituar me këtë mungesë bazike.

“Veç në Afrikë ndoshta [blihen], edhe në Afrikë jo… të lutna… as në Afrikë qito nuk blehen, dhe jo në Kosovën e lirë”, u shpreh ai, raporton Klankosova.tv.

Pos penjve, si materiale bazike në kuadër të Listës Esenciale, u detyrua ta blejë edhe protezën ortopedike për familjarin e tij si shkak i thyerjes që e ka pësuar dhe urgjencës. Kjo, atij i kushtoi 1100 Euro.

Ndonëse QKUK/ShSKUK me 28 tetor ka njoftuar për pranimin e kontingjentit të parë të protezave, të njëjta ende as nuk janë shpërndarë në spitale regjionale dhe as nuk kanë filluar ende këto operacione, ani se janë paralajmëruar.

Janë bërë 4 muaj prej që kjo kontratë në vlerë gati prej 8 milionë Euro është nënshkruar për furnizim me proteza dhe materiale të Listës Esenciale. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Zemaj: Vendimet e Kushtetueses nuk janë rekomandime, por obligim për institucionet

Zemaj: Vendimet e Kushtetueses nuk janë rekomandime, por obligim për institucionet

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Punëtori teknik i një shkolle në Drenas ndërron jetë në vendin e punës, pezullohet mësimi

Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Gërvalla: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit