Policia ka njoftuar se një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Rasti është raportuar më 11 nëntor 2026, rreth orës 16:00. Sipas raportit policor, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: Insajderi





