Një i mitur është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 16:00.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini





