Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.

Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë shumë të baraspeshuar, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.
Vlen të ceket se në këtë sfidë shiriti i kapitenit iu besua yllit nga Kosova, Amir Rrahmani tek “Napolitanët”, si pasojë e mungesës së Giovanni di Lorenzos dhe Matteo Politanos.
Lazio e nisi më mirë për të pasur disa raste shënimi dhe golin e gjeti falë Davide Frattesit, që e finalizoi për mrekulli asistimin e Noslin (28’).
Napoli pastaj kishte një mundësi të mirë shënimi me Rasmus Hojlund, mirëpo që danezi s’ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Ishte Alfonso Pedraza që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin duke bërë që të barazohet rezultati në “Diego Maradona” (48’).
Tutje, të dy skuadrat kërkuan golin e fitores megjithatë assesi s’ia dolën t’i finalizojnë aksionet.
Kësisoj, Lazio vazhdon si lider me 29 pikë ndërsa Napoli zë pozitëne 10-të me 15 sosh./Telegrafi/




