Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

Sponsor 3M Express

Bushi ka përzgjedhur 23 lojtarë, nëntë prej të cilëve aktivizohen në klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luan në kampionatet jashtë vendit.

Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë U-21 në kuadër të Kampionatit Evropian U-21 EURO 2027.

Si një nga vendet organizatore, Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale të turneut, ndërsa këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me grupin dhe për të vlerësuar futbollistët.

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Luksemburgun, më 13 nëntor, në orën 19:00, ndërsa më 17 nëntor do të luajnë ndaj Spanjës, po në orën 19:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR

Portierë: Simon Simoni, Aron Jukaj, Alain Taho.

Mbrojtës: Arlind Kurti, Ervin Bashi, Omer Bajraktari, Aurel Marku, Maldin Kacurri, Fabjan Përndreca, Numan Ajetovikj, Zylyf Muça, Gabriel Ramaj.

Mesfushorë: Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Luan Simnica, Ledjo Tresa, Mattia Huqi, Dario Daka.

Sulmues: Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Rrok Toma.

/Telegrafi/

Lexo edhe

Mblidhet grupi punues i qeverisë për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj katërshës së UÇK-së

Mblidhet grupi punues i qeverisë për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj katërshës së UÇK-së

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, pronarja e dyshuar sulmon zyrtaren policore gjatë intervenimit

12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, pronarja e dyshuar sulmon zyrtaren policore gjatë intervenimit

Dy ndeshjet e Superligës, nuk ka vend për gabime

Dy ndeshjet e Superligës, nuk ka vend për gabime