Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion të koduar si ‘Rikthimi’, që rezultoi me sekuestrimin e mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Lidhur me këtë aksion, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj, raporton Klankosova.tv
Paca ka theksuar se operacioni është realizuar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga AKI-ja dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
“Mbrëmë, Prokuroria Speciale, bashkë me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion, ku janë arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të huaj. Janë sekuestruar mbi 37 kilogramë heroinë.
“Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga AKI-ja, falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, brenda një afati rekord është konkretizuar aksioni”, u shpreh Paca. /Klankosova.tv




