Sulmi rus mbi një qendër humanitare në Ukrainë, 37 të vrarë dhe 59 të zhdukur

Sulmi rus mbi një qendër humanitare në Ukrainë, 37 të vrarë dhe 59 të zhdukur

Sulmi rus mbi një qendër humanitare në Ukrainë, 37 të vrarë dhe 59 të zhdukur

Numri i viktimave nga bombardimi rus ndaj një pike të shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Zaporizhzhias, në juglindje të Ukrainës, ka shkuar në 37, ndërsa 59 persona rezultojnë të zhdukur.

Sulmi ndodhi të hënën në fshatin Komyshuvakha, ku forcat ruse goditën një ish-shkollë që përdorej si strehimore dhe pikë për shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët e zonës, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën mes rrënojave, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar. Lajmin për rritjen e numrit të viktimave e bëri të ditur Mykhailo Semikin, drejtues në detyrë i Administratës Ushtarake Rajonale.

Ndërkaq, Ivan Fedorov, bashkëkryesues i Këshillit të Mbrojtjes së Rajonit të Zaporizhzhias, njoftoi se 59 persona konsiderohen të zhdukur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse fillimisht hodhën bomba ajrore mbi ndërtesën e shkollës, në momentin kur banorët kishin mbërritur për të marrë ndihma, dhe më pas goditën sërish strehimoren me bomba të tjera.

Shkolla kishte pezulluar prej kohësh mësimin për shkak të afërsisë me vijën e frontit, por çdo të hënë shërbente si strehimore dhe qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Mes viktimave janë edhe dy pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe katër policë, bëjnë të ditur shërbimet e emergjencës.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se objektiv i sulmit kishin qenë njësitë ushtarake ukrainase në zonën e Komyshuvakhas dhe në dy vendbanime të tjera, duke deklaruar se janë vrarë deri në 25 ushtarakë ukrainas.

Rusia dhe Ukraina mohojnë se synojnë qëllimisht civilët gjatë sulmeve.

Bombardimi ndodhi një ditë pas përfundimit të një armëpushimi gjashtëditor, i cili kishte mundësuar evakuimin e civilëve nga qyteti Oleshky, në jug të Ukrainës, që ndodhet nën pushtimin rus. Sipas Melania Trump, e cila kishte ndërmjetësuar armëpushimin, gjatë tij u evakuuan afro 800 persona.

Ndërkohë, i dërguari amerikan Steve Witkoff ka bërë të ditur se SHBA-ja do të organizojë më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi një takim mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë. Diskutimet pritet të përqendrohen në përfundimin e luftës, marrëveshjet e sigurisë pas luftës dhe uljen e tensioneve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kërkohet paraburgim ndaj Valon Currit, dyshohet se shiti mbi 110 armë dhe inskenoi vjedhjen në Gjakovë

Kërkohet paraburgim ndaj Valon Currit, dyshohet se shiti mbi 110 armë dhe inskenoi vjedhjen në Gjakovë

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?

Nga Kosova në Dubai: A është investimi në prona më i arritshëm sesa mendoni?