Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa është goditur nga një sulm kibernetik, i cili ka mundësuar kryerjen e transaksioneve mashtruese, ndërsa humbjet nga incidenti vlerësohen në 133 milionë dollarë, rreth 118 milionë euro.

Banka bëri të ditur të martën se sulmi tashmë është vënë nën kontroll dhe se klientët nuk do të pësojnë pasoja financiare.
Sipas CNN, dëmi i shkaktuar nga sulmi kibernetik arrin në rreth 133 milionë dollarë.
Ndërkohë, sipas mediave franceze, incidenti u zbulua nga ZachXBT, një studiues amerikan që vepron nën pseudonim dhe i cili njihet ndërkombëtarisht për punën e tij në fushën e sigurisë së kriptomonedhave dhe luftimit të pastrimit të parave.
ZachXBT kishte njoftuar pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian dyshohet” se kishte humbur “106 milionë dollarë”.
Të martën, ai bëri të ditur se kishte “zbuluar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh”, duke zbuluar njëkohësisht se institucioni financiar i prekur ishte banka franceze Crédit Mutuel Arkéa.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




