Sipas AKP-së, për 23 asetet për të cilat janë pranuar oferta kanë konkurruar 78 ofertues, ndërsa vlera e përgjithshme e ofertave më të larta ka arritur në 1,844,957 euro.
Hapja publike e ofertave u bë në një ceremoni të mbajtur në Hotel Grand në Prishtinë, në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut.

Lista e plotë e rezultateve është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Burimi: RTKLive




