Drejtoria për Inspektime, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar kontrolle në terren ndaj transportit ilegal të udhëtarëve në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Inspektime, gjatë kontrolleve janë identifikuar shkelës, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba dhe janë dhënë vërejtje.
Nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të transportit ilegal dhe zbatimit të ligjit në transportin publik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




