Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me miratimin e ndihmës për Ukrainën

Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me miratimin e ndihmës për Ukrainën

Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me miratimin e ndihmës për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kushtëzuar arritjen e marrëveshjes për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian me miratimin e një ndihme shtesë prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, duke ndërlidhur dy çështje që kanë shkaktuar ndarje mes shteteve anëtare, raporton Euronews.

Ukraina përballet me një mungesë prej 70 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2027, si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ajrore të Rusisë. BE-ja ka premtuar të mbulojë rreth dy të tretat e kësaj shume, përmes një mekanizmi që ende nuk është përcaktuar.

Sponsor 3M Express

“Një angazhim i përbashkët që të gjithë ne, pa përjashtim, të kontribuojmë në mënyrë të drejtë për mbulimin e kësaj mungese është një parakusht thelbësor për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe për diskutimin e çdo çështjeje tjetër, veçanërisht atyre me ndikim financiar”, ka thënë Merz në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa.

Sipas Euronews, kancelari gjerman ka kërkuar që negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së të garantojnë financim të qëndrueshëm për Ukrainën nga viti 2028, duke përfshirë edhe detyrimet e interesit nga kredia ekzistuese prej 90 miliardë eurosh.

Merz ka kërkuar gjithashtu që financimi i Ukrainës të trajtohet me prioritet në samitin joformal të kësaj jave në Dublin.

“Mbështetja e Ukrainës është çështje e sigurisë sonë të pandashme evropiane dhe po kështu duhet të jetë edhe ndarja e barrës për këtë mbështetje”, ka shkruar ai.

Gjermania, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Suedia kërkojnë që financimi i Ukrainës dhe buxheti i BE-së të trajtohen në një paketë të vetme.

Ndërkohë, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë sinjalizuar se do të përjashtohen sërish nga huamarrja e përbashkët për Ukrainën, ndërsa edhe Bullgaria pritet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka paralajmëruar se ndërlidhja e këtyre dy çështjeve do të ishte “shumë e rrezikshme”.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

I kërkuar për të vuajtur pesë vjet burgim, kush është Orhan Fetahu që u arrestua sot në Prizren?

I kërkuar për të vuajtur pesë vjet burgim, kush është Orhan Fetahu që u arrestua sot në Prizren?

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me miratimin e ndihmës për Ukrainën | Momenti