Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendosjen e fotografive dhe simboleve në institucionet e Kosovës, duke thënë se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë kanë vend të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në institucionet e tij.
“Vlera dhe pesha e tyre historike nuk varen nga muri ku vendosen, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht i drejtojnë institucionet”, ka shkruar Bajrami.
Ajo e ka shoqëruar reagimin me shprehjen popullore: “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, duke lënë të kuptohet se historia nuk mund të fshihet apo të ndryshohet përmes veprimeve të tilla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




