Drogë e fshehur në xhaketën e familjarit, parandalohet futja në burgun e Prishtinës

Drogë e fshehur në xhaketën e familjarit, parandalohet futja në burgun e Prishtinës

Drogë e fshehur në xhaketën e familjarit, parandalohet futja në burgun e Prishtinës

Zyrtarët korrektues kanë parandaluar sot futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, substanca është zbuluar gjatë kontrollit në sallën e vizitave, e fshehur brenda xhaketës së një familjari që kishte ardhur për të vizituar një të burgosur, transmeton Klankosova.tv.

Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

Lexo edhe

Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

Dardanët nisin përgatitjet

Dardanët nisin përgatitjet

Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

Drogë e fshehur në xhaketën e familjarit, parandalohet futja në burgun e Prishtinës | Momenti