Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit gjerman, Bernd Leno, i cili raportohet se është ndër emrat më të vlerësuar në listën e dëshirave të gjigantit bavarez.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit gjerman “Sky Sport DE”, 34-vjeçari do ta mirëpriste një transferim te Bayern Munich dhe e konsideron shumë interesante rolin që mund t’i ofrohet në skuadër. Një lëvizje e tillë do të kishte edhe një dimension personal për Lenon, pasi do ta afronte me vendlindjen e tij, Stuttgartin.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Fulham ka në dispozicion një opsion për zgjatjen e kontratës së portierit deri në vitin 2028, çka do të thotë se Bayern do të duhej të paguante një shumë transferimi. Gjithashtu, paga e lartë e Lenos përbën një tjetër faktor që mund të ndikojë në realizimin e marrëveshjes.

Për momentin, interesimi i Bayernit mbetet në fazën e shqyrtimit të opsioneve, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi gjerman do të ndërmarrë hapa konkretë për ta afruar portierin e Fulhamit./Klankosova.tv

Lexo edhe

Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

Hyn me ekskavator në kompleksin qeveritar në Kinë, shkatërron ndërtesat për afro një orë

Dardanët nisin përgatitjet

Dardanët nisin përgatitjet

Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

Presidenca sqaron nëse u largua fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë

Bayern Munich e sheh Bernd Lenon si një nga opsionet kryesore për portën | Momenti