Aksion i policisë në Pejë, gjejnë marihuanë dhe armë

Aksion i policisë në Pejë, gjejnë marihuanë dhe armë

Aksion i policisë në Pejë, gjejnë marihuanë dhe armë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe rreth 300 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Sponsor 3M Express

Aksioni është realizuar të dielën, rreth orës 13:05, nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, me mbështetjen e njësitit të NJRSH-së, në kuadër të një pune hetimore-operative.

Përveç pistoletës së modifikuar, policia ka sekuestruar edhe një karikator, tre fishekë, një peshore dhe disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, një pjesë e marihuanës ishte e ndarë në qese të vogla.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

Bezzecchi triumfon në Katar, Marquez i afrohet edhe më shumë titullit

Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit

Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit