Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit

Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit

Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit

Seria Xiaomi 18 Pro u prezantua në Kinë në shtator dhe kompania konfirmoi se këto dy modele do të jenë të disponueshme globalisht deri në fund të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Në fakt, pritet që Xiaomi 18 Pro dhe 18 Pro Max të dalin në tregun global që këtë muaj.

Megjithatë, në njoftime nuk u përmend fare modeli bazë Xiaomi 18, gjë që ka nxitur spekulime se ndoshta nuk do të shohim një pasardhës të Xiaomi 17 këtë vit.

Një regjistrim në sistemin 3C sugjeron të kundërtën dhe duket se përputhet me thashethemet e mëparshme se Xiaomi 18 do të vijë më vonë, ndoshta diku në dhjetor.

Kjo periudhë kohore ka shumë të ngjarë t’i referohet lansimit në Kinë.

Certifikimi përmend një telefon inteligjent Xiaomi, i cili besohet të jetë modeli bazë Xiaomi 18, me karikim të shpejtë me kabllo prej 100W.

Kjo do të thotë se nuk ka ndryshim në fuqinë e karikimit krahasuar me modelin e vitit të kaluar.

Raportet e mëparshme flasin për një çipsets Snapdragon 8 Elite Gen 6 (jo versionin “Extreme”), një kamerë kryesore 200 MP dhe një bateri me kapacitet 7.200 mAh.

Megjithatë, madhësia e ekranit mbetet ende një mister dhe mund të mos jetë e njëjtë me atë të gjeneratës së mëparshme, duke qenë se këtë herë është Xiaomi 18 Pro ai që vjen me përmasa kompakte dhe ekran 6,4 inç.

Por, duke qenë se modeli bazë 18 përflitet se do të ketë një bateri 200 mAh më të madhe se 18 Pro, mund të supozohet me siguri se, për sa i përket madhësisë, ai do të pozicionohet diku midis modelit Pro dhe Pro Max. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ministri i Kurtit: ‘Zajednica’ më afër pas fitores së studentëve në Beograd, njohja e ndërsjellë të lihet anash

Ministri i Kurtit: ‘Zajednica’ më afër pas fitores së studentëve në Beograd, njohja e ndërsjellë të lihet anash

Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

Iraola vlerëson golin e Mac Allisterit: Ishte momenti vendimtar ndaj Palace-s

Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

Unaza e Prishtinës, nga premtimi në planifikim buxhetor

Xiaomi 18 mund të vijë vërtet këtë vit – zbulohen kapacitetet e karikimit | Momenti