Mourinho thyen rekordin e La Ligës

Mourinho thyen rekordin e La Ligës

Mourinho thyen rekordin e La Ligës

Jose Mourinho ka vendosur një rekord në La Liga, duke u bërë trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e kampionatit spanjoll, në mesin e atyre që kanë drejtuar të paktën 100 ndeshje.

Sponsor 3M Express

Fitorja bindëse e Real Madridit ndaj Valencias me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Mestalla, në kuadër të xhiros së 12-të, i ka përmirësuar edhe më tej statistikat e trajnerit portugez.

Mourinho ka regjistruar 97 fitore në 126 ndeshje të drejtuara në La Liga, duke arritur një përqindje suksesi prej 77 për qind. Kjo shifër e vendos atë në krye të renditjes për trajnerët që kanë zhvilluar së paku 100 ndeshje në këtë garë.

Pas tij renditet Pep Guardiola, me 116 fitore në 152 ndeshje, apo 76.3 për qind. Në vendin e tretë është Carlo Ancelotti, i cili ka fituar 162 nga 228 ndeshjet e drejtuara në kampionatin spanjoll, me një përqindje prej 71.1 për qind.

Megjithatë, përqindjen më të lartë të fitoreve në këtë listë e ka Hansi Flick, me 79.3 për qind. Trajneri i Barcelonës ka regjistruar 69 fitore në 87 ndeshje, por ende nuk e ka arritur pragun prej 100 ndeshjeve, ndaj nuk përfshihet në renditjen e trajnerëve që plotësojnë këtë kriter.

Renditja sipas përqindjes së fitoreve:

  1. Hansi Flick – 79.3% (69 fitore në 87 ndeshje)
  2. Jose Mourinho – 77% (97 fitore në 126 ndeshje)
  3. Pep Guardiola – 76.3% (116 fitore në 152 ndeshje)
  4. Carlo Ancelotti – 71.1% (162 fitore në 228 ndeshje)

Sa i përket ndeshjes ndaj Valencias, Real Madridi e ndërtoi fitoren që në pjesën e parë. Federico Valverde shënoi për 1-0 në minutën e 28-të, ndërsa Arda Güler e dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vulosi Kylian Mbappe në minutën e 75-të.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e Real Madridit në të gjitha garat. /Telegrafi/

Lexo edhe

Me BMW dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes – Policia e kap 40-vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë dhe 10 fishekë

Me BMW dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes – Policia e kap 40-vjeçarin në Ferizaj, i gjen armë dhe 10 fishekë

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Policia ndalon një person në Pejë, çka gjeti te i dyshuari?

Policia ndalon një person në Pejë, çka gjeti te i dyshuari?

Mourinho thyen rekordin e La Ligës | Momenti