Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Sponsor 3M Express

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalja gjatë javës do të lëvizë nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 1 deri në 4 gradë Celisus, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë Celisus.

Të martën, moti pritet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperatura minimale pritet të shkojë deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 14 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën pritet mot i vranët dhe me intervale me diell, por vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 2 deri në 5 gradë Celsius ndërsa maksimalja parashihet të shkojë deri në 15 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me diell. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja ndryshe prej ditëve të tjera pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të premten pritet të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Minimalja pritet të lëvizë nga 4 deri në 9 gradë Celsius ndërsa maksimalja sikurse edhe të enjten parashihet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Lexo edhe

Alisson dëshiron të vazhdojë te Liverpool

Alisson dëshiron të vazhdojë te Liverpool

Haaland dhuron një libër me vlerë 100 mijë funte për bibliotekën e qytetit

Haaland dhuron një libër me vlerë 100 mijë funte për bibliotekën e qytetit

Hoti: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijes

Hoti: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijes

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta | Momenti