“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar 14.9 milionë euro.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar mbi dy milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike.

Ajo ka shkruar se gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, vlera e importeve ka arritur në 205.3 milionë euro, ndërsa që nga viti 2021 ka kaluar një miliard euro.

Sipas deputetes së LDK-së, qytetarëve u është shtrenjtuar energjia elektrike, ndërsa vendi është bërë më i varur nga importi dhe nuk janë realizuar investimet e premtuara në sektorin e energjisë.

“Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor”, ka shkruar ajo. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lamtumira e fundit për Rinesën – familja Qerqi njofton datën e varrimit dhe vendin ku do të mbahen homazhet

Lamtumira e fundit për Rinesën – familja Qerqi njofton datën e varrimit dhe vendin ku do të mbahen homazhet

Në pritje të Unazës së Jashtme të Prishtinës

Në pritje të Unazës së Jashtme të Prishtinës

Po ndërton një karting me 300 kuaj fuqi, të përshtatshëm edhe për qarkullim në rrugë publike

Po ndërton një karting me 300 kuaj fuqi, të përshtatshëm edhe për qarkullim në rrugë publike