Entuziasti britanik i kubit të rubikut thyen rekord botëror duke vrapuar një milje

Entuziasti britanik i kubit të rubikut thyen rekord botëror duke vrapuar një milje

Entuziasti britanik i kubit të rubikut thyen rekord botëror duke vrapuar një milje

Një vrapues britanik ka kombinuar aftësitë në vrapim dhe zgjidhjen e kubit të Rubikut, duke përfunduar katër kuba gjatë një gare prej një miljeje për pak më shumë se pesë minuta.

Sponsor 3M Express

George Scholey e realizoi sfidën më 12 tetor, duke vendosur rekord të ri në Librin e Rekordeve Guinness për kohën më të shpejtë në përfundimin e një miljeje duke zgjidhur kuba të Rubikut. Ai e përfundoi garën për 5 minuta e 9.25 sekonda.

Scholey ka vendosur edhe rekorde të tjera, përfshirë atë për numrin më të madh të kubave të zgjidhur gjatë ngasjes së një skateboard-i, gjithsej 500, si dhe rekordin për më së shumti kuba të zgjidhur brenda 24 orëve, plot 6 mijë e 931.

Ai mban gjithashtu një rekord për zgjidhjen e kubave gjatë vrapimit në maratonë, ku kishte përfunduar 520 të tillë. Megjithatë, ky rekord është thyer më vonë nga vrapuesi spanjoll Toti Moragas Pardell, i cili arriti të zgjidhte 561 kuba gjatë maratonës.

Për rekordin e tij më të fundit, Scholey duhej të zgjidhte një kub, të vraponte një xhiro në pistë dhe ta përsëriste këtë proces derisa të përfundonte katër kuba dhe distancën e plotë prej një miljeje. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

Trepça triumfon bindshëm ndaj Rahovecit 029

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-futbollisti Xhevat Prekazi

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-futbollisti Xhevat Prekazi