By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
TOP Momenti

27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona

Momenti
Published: September 30, 2026

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar 27 kilogramë argjend në Korçë, ndërkaq lidhur me këtë ka proceduar penalisht dy persona.

Në njoftim bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ‘Shën Gjergji’, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi, me peshë 27 kg, pa asnjë dokument shoqërues”, thuhet në njoftim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë
Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit, kryetari i Haraçinës: Projekti nuk ndalet
Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Gjykata Penale përballet me deficit kadrovik – mungojnë gjykatës, administratorë dhe personel ndihmës
Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor

LEXO GJITHASHTU

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Lajme
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet
Lajme
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Lajme
Moska ndërhyn sërish në zhvillimet zgjedhore në Serbi, mesazh i qartë – Rusia dëshiron që Aleksandar Vuçiq të mbetet në krye
Moska ndërhyn sërish në zhvillimet zgjedhore në Serbi, mesazh i qartë – Rusia dëshiron që Aleksandar Vuçiq të mbetet në krye
Lajme
Ish-diplomati amerikan paralajmëron se sinjalet e përziera mund t’i dobësojnë sanksionet ndaj Rusisë
Ish-diplomati amerikan paralajmëron se sinjalet e përziera mund t’i dobësojnë sanksionet ndaj Rusisë
Lajme

You Might Also Like

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
TOP Momenti

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret

September 30, 2026
Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona
TOP Momenti

Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona

September 30, 2026
Për rastin “Pulse” janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë
TOP Momenti

Për rastin “Pulse” janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë

September 30, 2026
Kurti për shqiptarët e Luginës: Bashkimi në zgjedhje mund të jetë historik
TOP Momenti

Kurti për shqiptarët e Luginës: Bashkimi në zgjedhje mund të jetë historik

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?