By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
Lajme

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

Momenti
Published: September 30, 2026

Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë dhe gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – sërish nuk veproi në përputhje me Kushtetutën.

Kështu thotë Gjykata Kushteteuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi u konstituua pas kalimit të afatit 30-ditor.

Kushtetuesja thotë se deri më 8 gusht ishte afati për konstituimin e Kuvendit dhe prej asaj dite ka nisur të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit. Kështu, Kushtetuesja tha se ky afat “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

Seanca konstituive kishte nisur më 6 gusht dhe Dehari, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, e kishte ndërprerë atë dy herë radhazi ato ditë, meqenëse shefit të tij në parti nuk e propozonte kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar dje, ia vuri në dukje Deharit detyrimet e tij sipas rregullave, duke i thënë se e drejta e tij për ta kryesuar seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “duhet të interpretohet në përputhje me dispozitat përkatëse të Kushtetutës dhe në funksion të përmbushjes së qëllimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit”.

“Gjykata në rastet KO193/25 dhe KO196/25 ka vlerësuar se e drejta e deputetit më të vjetër në moshë për të drejtuar parlamentin e Seancës Konstitutive deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ashtu siç parashihet në nenin 9 (Kryesimi i Seancës Konstitutive) të Rregullores së Kuvendit, duhet të interpretohet në përputhje me dispozitat përkatëse të Kushtetutës dhe në funksion të përmbushjes së qëllimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit (shih, rastet e Gjykatës KO193/25 dhe KO196/25, cituar më lart, paragrafi 124)”, thuhet në aktgjykim.

Për këtë, Kushtetuesja iu referua edhe pretendimeve të PDK-së, e cila dorëzoi kërkesën në Gjykatë, duke thënë se Dehari ka cenuar detyrimin procedural të përcaktuar me rregulloren e Kuvendit, ku parashihet se ndërprerjet gjatë seancës konstitutive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.

Dehari, i cili e kishte caktuar për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e kishte ndërprerë sërish atë, duke mos e thirrur vazhdimin e saj deri pas javës së parë të shtatorit.

Kushtetuesja thotë se deputeti më i vjetër duhet ta mbajë procedurën e seancës konstituive dhe t’i realizojë detyrimet e përcaktuara me Kushtetutë.

“Në këtë kuptim, Gjykata rikujton që në rastet KO193/25 dhe KO196/25 kishte vlerësuar se Kryesuesi i Seancës mbajtjen e procedurës së Seancës Konstitutive duhet ta realizojë në pajtim me detyrimet e përcaktuara me Kushtetutë, Kreun IV të Rregullores së Punës në përputhje me Aktgjykimin në rastet KO193/25 dhe KO196/25. Gjykata në kuptim të përpjekjeve të vazhdueshme të Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit në rastet KO193/25 dhe KO196/25 kishte rikujtuar rëndësinë e saj që Kryesuesi i Seancës Konstitutive mbajtjen e Seancës Konstitutive duhet ta realizojë në pajtim me paragrafin 5 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit, i cili përcakton që ‘ndërprerjet e seancës konstitutive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.’ (shih, rastet e Gjykatës KO193/25 dhe KO196/25, cituar më lart, paragrafi 157)”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja, ndër tjerash, ia rikujtoi Deharit disa prej aktgjykimeve të mëparshme të Gjykatës. Në njërin prej këtyre aktgjykimeve të përmendura sërish nga Gjykata, Dehari ishte gjetur se kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke i mos i përfillur as aktgjykimet e mëhershme.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, 29 shtator 2026

“Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;’’, thuhet në vendimin e Gjykatës”, thuhet në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të gushtit të vitit të kaluar.

Seancat e mbajtura për një periudhë njëmujore nga qershori i vitit të kaluar deri në korrik, Kushtetuesja i kishte shpallur të pavlefshme, për shkak të shkeljeve të Deharit, të cilin e kishte urdhëruar të vazhdonte procedurën e konstituimit të Kuvendit sipas Kushtetutës dhe rregullave të Kuvendit.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, 18 gusht 2025

Pavarësisht shkeljeve të konstatuara më herët, Dehari edhe sivjet vazhdoi shkeljet, duke mos i përfillur aktgjykimet. Më shumë se një muaj pas nisjes së seancës konstituive, dhe më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 7 qershorit, Dehari e thirri vazhdimin e seancës konstituive dhe partia e tij vendosi që ta bënte të mundur konstituimin e Kuvendit dhe ta zgjidhte qeverinë re.

The post Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti: Aktgjykimi mijëra faqësh mund të dalë brenda javësh, ish-krerët e UÇK-së duhet t’i mbrojmë së bashku me Shqipërinë që të dalim triumfues
Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
Haradinaj fton qytetarët në protestën e nesërme: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës
‘‘Zgjedhjet janë afër, afati po shterret’’, analisti Dibran Hoxha: Mbetemi në amulli që po na përcjell tash e dy vjet

LEXO GJITHASHTU

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës
TOP Momenti
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
TOP Momenti
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Norvegjia heton lidhjet me Epstein, në parlament thirren 11 ministra dhe ish-ministra
Lajme
Moska ndërhyn sërish në zhvillimet zgjedhore në Serbi, mesazh i qartë – Rusia dëshiron që Aleksandar Vuçiq të mbetet në krye
Moska ndërhyn sërish në zhvillimet zgjedhore në Serbi, mesazh i qartë – Rusia dëshiron që Aleksandar Vuçiq të mbetet në krye
Lajme
Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë
Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ish-diplomati amerikan paralajmëron se sinjalet e përziera mund t’i dobësojnë sanksionet ndaj Rusisë
Lajme

Ish-diplomati amerikan paralajmëron se sinjalet e përziera mund t’i dobësojnë sanksionet ndaj Rusisë

September 30, 2026
Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje
Lajme

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

September 30, 2026
PDK-ja do ndryshimin e ligjit për Specialen si prioritet, Kurti: Këto diskutime s’duhet t’i bëjmë në media, jam optimist
Lajme

PDK-ja do ndryshimin e ligjit për Specialen si prioritet, Kurti: Këto diskutime s’duhet t’i bëjmë në media, jam optimist

September 30, 2026
Ministri belg paralajmëron për “dimër të errët për Evropën” me më shumë “luftë hibride” nga Rusia
Lajme

Ministri belg paralajmëron për “dimër të errët për Evropën” me më shumë “luftë hibride” nga Rusia

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?