By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Momenti
Published: August 7, 2026

Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë të enjten.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së 11-të u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pavarësisht kundërshtimeve të deputetëve të opozitës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet, duke bërë të ditur se për vazhdimin e tyre deputetët do të njoftohen me kohë.

Your browser does not support the video tag.

Para ndërprerjes, Kuvendi arriti të përfundojë dy pikat e para të rendit të ditës. U formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve, ndërsa më pas deputetët e legjislaturës së re dhanë betimin. Betimin e bënë edhe deputetët e Listës Serbe.

Megjithatë, Kuvendi nuk procedoi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa sot skadon afati 30-ditor i përcaktuar me Kushtetutë për konstituimin e legjislaturës së re.

Ndërprerja e seancës u pasua me reagime të ashpra nga partitë opozitare.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për sjellje të papërgjegjshme ndaj institucioneve.

“Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën që të kemi konstituimin dhe në fund dalin, mbajnë fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit”, deklaroi Hamza.

Ai tha se nuk sheh arsye për takime pa rezultate konkrete me kryeministrin në detyrë.

“Takim pa përmbajtje, pa produkt, pa rezultat nuk kemi nevojë të takohemi. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë”, shtoi ai.

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kritikoi kërkesën e Kurtit për shtyrje të seancës.

“Sot del kryetari i LVV-së dhe u thotë qytetarëve të Kosovës se i duhet ende kohë. Po a pate, more burrë, kohë 30 ditë me diskutu me partitë politike për me ardhë te një marrëveshje politike? Nëse ka qenë qëllimi për me dalë prej këtij rrethi vicioz, pse nuk ke folur me partitë politike për presidentin e Kosovës?”, tha Tahiri.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputeti Armend Zemaj u shpreh se pret lëvizje pozitive gjatë ditës.

“E gjithë koha kushtetuese është në ditën e sotme, sipas interpretimit dhe gjykimit tim. Shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme të ketë ndonjë lëvizje pozitive”, deklaroi ai.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrojti kërkesën për shtyrjen e seancës, duke thënë se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin do ta çonte vendin drejt një krize të re institucionale.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e institucioneve tona”, deklaroi Kurti.

Ai tha se është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me LDK-në dhe ftoi në takim edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, si dhe kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.

Takimi i fundit ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u zhvillua të mërkurën, por përfundoi pa marrëveshje, ndonëse palët thanë se kishte afrim të qëndrimeve në disa çështje, jo edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

source

You Might Also Like

Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Parashikimi i motit për të dielën – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Operacioni ‘Orienti’ në Greqi ku u arrestua një kosovar me 325 kg marihuanë, droga kishte destinacion Turqinë, detaje të reja
Zelensky: Ukraina goditi objektiva strategjike deri në 900 kilometra brenda Rusisë
Përfundon me sukses turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”

LEXO GJITHASHTU

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
TOP Momenti
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
TOP Momenti
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
TOP Momenti
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
TOP Momenti
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare
TOP Momenti

You Might Also Like

Ukraina godet qendrën raketore ruse
Lajme

Ukraina godet qendrën raketore ruse

August 15, 2026
Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje
Lajme

Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje

August 15, 2026
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër
Lajme

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër

August 15, 2026
Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati
Lajme

Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?